Kjo është gjendja e punëtorit që u rrah me çekan në “Prishtina Mall”

Një punëtor është rrahur nga shefat e lokalit ku ai punonte në objektin e “Prishtina Mall”. Dy pronarët e lokalit që raportet të jenë vëllezër kanë rrahur punëtorin e tyre me grushte e mjete te forta si çekan. Pas rrahjes punëtori ka marr trajtim mjekësor në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për Insajderin se viktima ka marr trajtim në QKUK gjatë ditës së djeshme dhe pas trajtimit është lëshuar nga spitali.

“I janë bërë ekzaminimet mjekësore dhe pas trajtimit është liruar nga QKUK. Nuk e ka pas gjendjen shumë të rëndë”, tha Syla.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, shefi i tij A.H., bashkë me vëllain e tij, Xh.H., e kanë rrahur me grushte dhe çekan, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për pagesën për punët e kryera. Punëtori po pretendon se u sulmua nga shefi pasi ia kërkoi pagën e tij, gjë që i kushtoi me sulm, duke pësuar kështu lëndime trupore. Kështu thuhet në raportimin e Sinjalit.

Ndërsa, rasti është raportuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës.

Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 06.03.2023 – 11:35. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Palët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *