Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës.
Në zonat e thella malore trashësia e dëbprës shkon mbi 20 centimetër.
Deri tani, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Në Bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet për problematikë emergjente.
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:40 datë 25.11.2023 është si më poshtë:I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore ku në zonat e thella malore shkon mbi 20 cm.
Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:
• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.•Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
•Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan dhe Zapod bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.