Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kurti e pranon Asociacionin, Borell njofton se ka marrëveshje Kosovë-Serbi -

Kurti e pranon Asociacionin, Borell njofton se ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Borell ka folur për mediat pas një serie të gjatë takimesh në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksander Vucic.

Pas takimeve Borell ka deklaruar se palët janë pajtuar për të respektuar të gjitha Nenet, përfshirë edhe Nenin 11 ku flitet për marrëveshjet e kaluara nga dialogu, ku përfshihet edhe Asociacioni.

“Ne kemi pasur nje dite te gjate. Shpreh falenderimin per pritjen nga miqte maqedonas. Synimi sot ishte qe palet te merren vesh se si te implementohet marreveshja qe u pranua me 27 shkurt. Sot ceshtja ishte se si te implementohet. Kjo nenkupton se si duhet te behet, nga kush, dhe kur. Kemi diskutuar per 12 ore. Kemi marreveshje se si ta bejme. Palet jane pajtuar per Aneksin e Implementimit. Palet jane pajtuar te respektojne te gjitha Nenet e marrëveshjes dhe të implementojnë të gjitha obligimet. Ky rezultat erdhi pas negociatave te veshtira”, ka deklaruar Borell.

“Per te implementuar Nenin 7, Kosova eshte pajtuar te nis menjehere negociatat me BE-ne per çeshtjen e vetemenagjimit te komuniteteve”, ka deklaruar Borell.

Kurti ka udhëtuar drejt Ohrit mbrëmjen e së premtes, për të filluar qysh sot në mëngjes takimet në Ohër.

Ka takuar krerë e shtetit maqedon Pendarovskin dhe Kovacevskin dhe gjithashtu kreun e BDI Ali Ahmetin dhe kryediplomatin Bujar Osmani.

Pas këtyre takimeve, Kurti ka mbajtur takime me Borell dhe Lajcak, duke vazhduar pastaj me takimin trepalësh që zgjati mbi 10 orë.

Fokus i takimit ishte diskutimi për Aneksin e Implementimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *