Kush është personi i dyshuar për atentat ndaj Kurtit? Zbulohet identiteti

Mediat shqiptare raportuan për një plan të vrasjes së Kurtit, Halitit e Haxhës në vitin 2021. Sipas dokumentit të brendshëm të policisë, i dyshuari është një shqiptar nga Tropoja, Prek Kodra.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar i lindur me 1 Maj 1976,. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sipas Policisë, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezullua urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *