Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës së sotme ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për investime të qëndrueshme dhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike.
Për këto projektligjeve votuan 61 deputetë, kurse deputetët opozitarë kritikuan përmbajtjen e këtyre projektligjeve.
Në anën tjetër, Kuvendi nuk miratoi raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, pasi deputetët e mazhorancën abstenuan, transmeton KP.
Pas diskutimeve të këtyre pikave, Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 16:30, ku pritet të shqyrtohen pika të tjera të cilat janë në rend të ditës.