Shqipëria stabile në energji elektrike: Shet rrymë në muajin maj

Situata energjitike në vend është stabilizuar gjatë muajve të parë të këtij viti. Reshjet e shiut të rëna gjatë prillit kanë ndikuar direkt në nivelin e ujit në kaskadën e Drinit. Aktualisht niveli në liqenin e Fierzës ka arritur në rreth 294 metër i cili konsiderohet optimal për këtë periudhë.

Për të shfrytëzuar në maksimum reshjet e rëna Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka zhvilluar një procedurë për shitje energjie duke ndikuar pozitivisht edhe në të ardhurat e këtij institucioni.

Në bazë të procedurës është shitur në total 39 mijë e 260 megavator energji elektrike të ndarë në tre lote përkatëse duke prekur një vlerë prej 2.5 milionë eurosh.

Ndërkohë për të shmangur efektet negative financiare nga luhatja e çmimeve Kesh ka kërkuar që të importojë energji për një periudhë 3 vjeçare. Kjo sasi e energjisë do të përdoret kryesisht në periudhat e thatësirës dhe mungesës së reshjeve në vend.

Blerja afatgjatë e energjisë elektrike, është vlerësuar si një nismë pozitive nga ekspertët e sektorit.

Viti 2022 ishte shumë I vështirë për sektorin e energjisë elektrike pasi në tregjet ndërkombëtare çmimet arritën pikun duke u shitur me gati 1 mijë euro për megavatorë për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Tashmë situata është stabilizuar në tregjet ndërkombëtare ,ndërkohë që edhe prodhimi vendas është përmirësuar për shkak të reshjeve të rëna gjatë muajve të parë të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *