Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është 30-vjeçari që u gjet i vdekur në hollin e hotelit GrandN -

Ky është 30-vjeçari që u gjet i vdekur në hollin e hotelit GrandN

Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm të Hotel Grandi në Prishtinë, ku një 30-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Policia e ka konfirmuar rastin ndërkohë që është bërë e ditur se vdekja e të riut është cilësuar si e dyshimtë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u gjet pa shenja jete është E.SH, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Edhe nga Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ku do të konstatohet shkaktari i vdekjes.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.

Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *