Tragjike: Vdes 30-vjeçari në rrethana të dyshimta, raportohet se ishte në një klub nate të Prishtinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë një 30-vjeçar në rrethana të dyshimta.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se, policia ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç”, tha Ahmeti.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Ahmeti.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave dyshohet se viktima ka ndërruar jetë në diskon “13 Rooftop” te Hotel Grandi në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *