Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është autori i masakrës në Beograd, nxënës i shkëlqyer dhe i “bullizuar” -

Ky është autori i masakrës në Beograd, nxënës i shkëlqyer dhe i “bullizuar”

Një 14-vjeçar kreu një krim makabër, ku vrau nëntë persona, 8 nxënës dhe rojën e shkollës ku ishte vet nxënës.

Mediat në Serbi e përshkruajnë nxënësin vrasës si nxënës të dalluar dhe kishte marrë pjesë në shumë gara shkollore.

Nxënësi i klasës së shtatë të mërkurën në mëngjes shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit. Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.

Ai kishte marrë pjesë disa herë në garat e matematikës dhe e kishte fituar vendin e tretë në garën e lëndës së biologjisë.

Siç shkruan “Telegraf.rs”, 14-vjeçari e kishte inatin me mësuesin e historisë. Pikërisht në klasën ku ai po mbante mësim, ka hyrë dhe ka qëlluar pa mëshirë. Mësuesi ka mbetur i plagosur.

Sipas dëshmitarëve, autori i ngjarjes ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij vitin e kaluar. Këtë vit, atij iu ndërrua klasa, ku vazhdonte të ishte viktimë e ngacmimit nga bashkëmoshatarët.

Ai është arrestuar. Pas arrestimit, i pyetur nga policët se përse ka kryer krimit, 14-vjeçari është përgjigjur: “Jam psikopat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *