Ky është burri 77-vjeçar që u gjet i vdekur në dhomën e motelit në Prizren

Vdekje të dyshimta janë cilësuar vdekjet e personave në hotele dhe motele të vendit viteve të fundit. Shkaktari i këtyre rasteve shpeshherë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në motelin “Villa A1” te Tranziti i Vjetër në Prizren, ku u gjet pa shenja jete një burrë i moshës 77-vjeçare.

Veriu.info ka mësuar nga burimet e saj se bëhet fjalë për 77 vjeçarin J.J.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *