Ministri i Financave, Hekuran Murati ka lajmëruar përmes Facebookut hapjen e aplikimit për studentët të cilët do përfitojnë 100 euro si mbështetje nga Pako Ekonomike për përballjen me inflacionin, përcjell FrontLajm.
Studentët aktivë në universitetet e Kosovës do mund të aplikojnë sipas udhëzimeve të publikuara nga Murati.
Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:
https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358
Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:
https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360