Ky është orari i ndeshjes së Haxhi Krasniqit me Nadjib Mohemmedi

Sonte zhvillohet dueli në boks ndërmjet Robin Haxhi Krasniqin si dhe Nadjib Mohemmedi, për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda.

Para duelit kryesore në program janë edhe 7 meçe tjera ku boksierë shqiptarë do të përballen me kundërshtarët e tyre.

Dielli Vranoci, Valon Ahmetin, Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Bernardin Jakaj, James Kraft dhe Armend Xhoxa, do të jenë në ring.

Eventi në “Fadil Vokrri” do të nis nga ora 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Tëvë1 dhe Telkos.

Muzikë, emocion, boks, adrenalinë e pashijuar asnjëherë më parë dhe shumë befasi të mbrëmjes, ju presin në këtë super event.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *