Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është polici që u plagos dje në veri të Kosovës -

Ky është polici që u plagos dje në veri të Kosovës

Polici i plagosur mbrëmë nga arma e zjarri të banditëve serbë në Zveçan është nga komuna e Ferizajt. Ai është një 40 vjeçar. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajder drejtoresha e Spitalit në Mitrovicë, Luljea Zhubi.

Ajo konfirmoi se policit nuk i është larguar plumbi nga shpatulla në Spitalin e Mitrovicës.

“Po bëhet fjalë për një polic nga rajoni i Ferizajt, është 40 vjeçar. Po është e vërtetë që plumbin nuk i është larguar në Spitalin e Mitrovicës andaj është përcjellur për në Prishtinë”, ka thënë Zhubi për Insajderin teksa theksoi se ishte jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Insajderi nga orët e hershme të mëngjes është duke u përpjekur të marrë një përgjigje mbi gjendjen e zyrtarit policor nga QKUK, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, e ka cilësuar si “të lehtë”, plagosjen nga arma e zjarrit të policit nga Ferizaj.

Rasti ka rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *