Polici i plagosur dje në veri, i nënshtrohet operimit në QKUK, kjo është gjendja e tij

Dje në orët e vona, një patrullë e policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas PK-së, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, njësitet policore derisa kanë qenë në detyra të rregullta në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

“Si pasojë e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”, tha Policia në njoftimin e mbrëmshëm.

Ndërkaq, polici i plagosur, i lindur në vitin 1982, është dërguar në QKUK për trajtim.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, polici ka marrë dy plumba në trup, njërin në toraks e tjetrin afër qafës.

Në ndërkohë, polici i plagosur pritet së shpejti t’i nënshtrohet operimit për largimin e plumbave nga trupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *