Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i hidhur pas tërmetit në Turqi: Asnjë i mbijetuar nga fëmijët e ekipeve të volejbollit -

Lajm i hidhur pas tërmetit në Turqi: Asnjë i mbijetuar nga fëmijët e ekipeve të volejbollit

Hotel Isias në Adiyaman, i cili u shkatërrua gjatë tërmetit në Kahramanmaras, u bë një varr për sportistët e rinj. Nga grupi i volejbollit prej 39 personash, vetëm 5 persona mundën të mbijetonin.

Nga grupi prej 39 personash, 25 prej tyre ishin nxënës të një kolegji, të cilët ishin nën rrënojat e tërmetit katastrofik. Ky grup përbëhej nga ekipet e volejbollit për vajza dhe djem të Kolegjit Turk Maarif të Famagustës. Sportistët e vegjël ishin 12-14 vjeç. Hoteli 7 katësh Isias, ku ata qëndruan, u shkatërrua nga tërmeti i fuqishëm, duke mos lënë asnjë të mbijetuar nga fëmijët.

Kërkimet për ta zgjatën disa ditë, por ekipet e shpëtimit nuk mundën të nxirrnin asnjë të gjallë nga rrënojat.

Të gjithë volejbollistët meshkuj dhe femra të Kolegjit Turk Maarif të TRNC Gazi Famagusta, të cilët erdhën në Adiyaman për turneun, humbën jetën nën rrënojat pas tërmetit. Në grupin prej 39 personash që erdhën dhe u vendosën në hotel Isias më 3 shkurt ishin 25 sportistë të moshës 12-14 vjeç, 9 prindër, 1 mësues, 2 ndihmësdrejtorë dhe 2 trajnerë. Tërmetit me magnitudë 7.7 që ndodhi në orën 04:17 të mëngjesit të 6 shkurtit i mbijetuan vetëm 4 prindër dhe 1 zëvendësdrejtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *