Ushtari i FSK-së feston ditëlindjen në rrënojat e tërmetit në Turqi

Një nga ushtarët e FSK-së që po qëndron tash e disa ditë në Turqi për t’u dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit vdekjeprurës atje, sot ka ditëlindjen.

Bëhet fjalë për instruktorin dhe udhëheqësin e lartë, Sabri Sada. Lajmin e bëri të ditur faqja e “Kosovo SAR International Training Centre” në Twitter.

Aty janë ndarë edhe disa fotografi, teksa FSK-ja po vazhdon t’i ndihmojë qytetarët pas tërmetit tragjik që ndodhi të hënën.

Deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 25 mijë persona, teksa dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *