Lajm i mirë: Dalin pagat me minatorëve të Trepçës pas disa dite vonesë

Minatorët e minierës së Trepçës kanë marrë lajmin e mirë për pagat e tyre.

Në xhirollogaritë e tyre kanë dalur pagat e muajit qershor, shkruan Jepi zë

Minatorët kishin marrë fillimisht vetëm 49% të pagës pasi mjetet tjera mungonin, sepse mungonte edhe shitja.

Një minator ka treguar për “Jepi zë”, se ata sot kanë marrë edhe pjesën tjetër të pagës, ndërsa gëzimi i tyre ishte i madh sepse tani është edhe koha për pushime.

Ndryshe ndërmarrja Trepça po përballet me probleme të shumta si shkak i mungesë së koncetratit për shitje, me ç’rast po mungojnë edhe të hyrat./ Jepi zë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *