Lajm i mirë: Ekzekutohen pagesat për këto kategori

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nisur vrullshëm ditën e sotit.

Një orë më parë, ministri Peci dha lajmin e mirë për fermerët, duke shtyer afatin për aplikim për pagesa direkte apo subvencione, deri më 14 prill.

Ndërkaq, pak më herët, Peci dha një lajm të mirë edhe për blegtorët.

Ai bëri të ditur se sot do të procedohen për pagesë 1 milon euro për qumështin.

“Vetëm lajme të mira për bujqësinë! Sot procedohen për pagesë 1 milion euro për qumështin! Vazhdojmë me përkushtim e mbështetje konkrete ndaj bujqve e blegtorëve tanë!” ka shkruar në Facebook i pari i MBPZhR-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *