Lajm i mirë: Ndahen 278 mijë euro nga Qeveria, përfiton kjo kategori

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për ndarjen e 287 mijë eurove për strehimoret dhe organizatat jo qeveritare të licencuara që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. €

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këto mjete shtesë pritet të mbulojnë shpenzimet e këtyre organizatave deri në prill.

“Kemi pranuar kërkesë nga Ministria e Drejtësisë që për disa nga organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare të ndahen jetë shtesë që të mbulohet periudha deri në prill . Shuma është 287 mijë eurol dhe mjetet merren nga shpenzimet e paplanifikuara dhe mjetet transferohen në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Murati.

Të gjithë ministrat votuan pro këtij propozimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *