Ministria e Ekonomisë, nesër do të lansoj subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje, në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Ngjarja do të zhvillohet si një takim i hapur me biznese, ku ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, do t’i informojë të pranishmit rreth hapjes së thirrjes së bashku me ekipin që kanë punuar në këto masa.
Ndryshe në këtë ngjarje do të flasin kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.