LAJM I MIRË: Qeveria merr një vendim të rëndësishëm për pensionistët

Ministria e Financave ka njoftuar se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile për qëllim të lajmërimit të pensionistëve në dhe mbi moshën 85-vjeçare, nëpër shtëpitë/banesat e tyre, në regjionin e Prishtinës.

Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinës (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, për të vazhduar më pastaj edhe në regjionet dhe grup moshat më tjera.

Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresën elektronike pensionet.pr@rks-gov.net dhe është e kufizuar vetëm për pensionistët që janë në apo mbi moshën 85 vjeçare, janë pensionistë të regjionit të Prishtinës dhe kërkesa është paraqitur së paku shtatë ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve.

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e bën në emër të pensionistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *