Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
LAJM I MIRË: Qeveria miraton Ligjin e Pagave -

LAJM I MIRË: Qeveria miraton Ligjin e Pagave

Miratohet ligji për paga, Qeveria Kurti kthen pagat në drejtësi sikur para rritjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paraqitur para kabinetit qeveritar si fillim Projektligjin për Zyrtarët Publik, i cili u miratua.

Pas kësaj, pa asnjë abstenim dhe kundërshtim, kabineti qeveritar ka miratuar projektligjet në fjalë.

Tutje me këtë rast, ministri ka paraqitur për votim edhe Projektligjin për Paga.

“Mungesa e deritanishme e bazës ligjore që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik dhe një mori padrejtësisht me vlerësimin e të punësuarve, përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka pragmentuar sektorin dhe ka shfaqur mungesën e transparencës. Si ministri përgjegjëse kemi kërkuar një kohë të gjatë analizën e situatës që ka caktuar thelbin e punës në sektorin publik.Sot propozojmë para jush projektligjin për paga në sektorin publik. Reforma në administratë publike është e mangët pa ligjin për paga, prandaj ky ligj synon mirëmbajtjen dhe rregullat e pagës. Kjo s’mund të arrihet ndryshe përpos barazisë dhe drejtësisë. Miratimi i këtij ligji duke marrë parasysh rëndësinë që ka ju ftoj të votoni”,tha Sveçla.

Kabineti qeveritar me këtë rast ka votuar, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Ndërkaq kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar edhe vendimin e Qeverisë Haradinaj të vitit 2017, duke ua kthyer pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur para rritjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *