Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Rriten rrogat nga 100€ për këto kategori -

Lajm i mirë: Rriten rrogat nga 100€ për këto kategori

Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, njofton se nga 1 qershori 2024 pagat e punëtorëve do të jenë me rritje për 100 euro më shumë, pra gjithsej 402 euro.

Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se deri te ky rezultat erdhën pas shumë negociatave, protestave, grevave me punëtorët teknikë të sektorit privat QKUK dhe pas shumë përplasjeve e shtyrjeve.

“Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia, i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritjeje. Ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat. Së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje. Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unikë arrihet gjithçka që lejon ligji”, shkroi tutje Azemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *