LAJMI I FUNDIT: A do rritet koeficienti i pagave? Flasin ekspertët

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka folur për koeficientin e pagave, derisa thotë se rritja e koeficientit të pagave është alarmi i parë për të rritur pagat dhe kjo mund të bëhet pa problem nëse ka vullnet politik nga qeveria aktuale.

“Alarmi i parë qoftë në nivel qendror apo atë lokal është tenativa për të rritur pagat dhe me këtë drejtim përvoja na ka dëshmuar dhe vërtetuar diçka të tillë. Në qoftë se ekziston vullnet politik për qeverinë aktuale për të rritur pagat kjo mund të bëhet pa problem sepse kemi të hyra buxhetore apo rritje të hyrave buxhetore, kemi shpenzime shumë të vogla, kemi mungesë të investimeve kapitale dhe në veçanti mungesë të impelementive të projekteve strategjike”, deklaroi ai.

Gërxhaliu: Është urgjente zgjedhja e guvernatorit të BQK-së dhe kompletimi i bordit të TRUST-it - SHQIP.com

Sipas ekspertit të ekonomisë, ky është momenti i fundit kur duhet të reagohet për rritjen e koeficientit të pagave nga qeveria aktuale, qoftë në sektorin publik dhe atë privat.

“Paraprakisht duhet vërtetë të miratohet ligji për pagën minimale dhe në këtë drejtim besohet që hapet një rrugë e re, por po e them me përgjegjësi në qoftë se ka vullnet politik rritja e pagave është problemi më i vogël dhe e meriton qytetari i Kosovës këtë rritje, sepse në këtë kohë të inflacionit, në këtë kohë të ngritjes së çmimeve dhe në këto vështirësi sociale, besoj që është momenti i fundit kur duhet të reagohet që pagat duhet të rriten, qoftë në sektorin publik dhe atë privat”, përfundoi eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu.

Ndërsa, njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj, në një prononcim për GazetaBlic thotë se Qeveria Kurti ka komoditet për të bërë këtë gjë, vetëm varet nga vullneti i tyre por sipas tij nuk ka një gjë të tillë.

“Padyshim që Qeveria Kurti ka komoditet vetëm varet vullneti, që për fat jo të mirë nuk e ka një gjë të tillë për rritjen e koeficientit që rrjedhimisht ndikon në pakënaqësinë dhe gadishmërinë e fuqisë punëtore për të ikur jashtë vendit”, deklaroi ai.

Sipasj tij, edhe kjo qeveri si qeveritë e tjera nuk ka përfillur asnjë prej sindikatave edhe përkundër pakënaqësive.

“Qeveria përkundrazi po e merr si sukses por kemi pakënaqësi si të lartë dhe si asnjë qeveri tjetër, kjo qeveri nuk ka përfillur asnjë sindikatë, duke filluar që nga sindikata e arsimit, policisë dhe sindikata e administratës publike, ku përkundër kërkesave të tyre, kryeministri i ka cituar kërkesat e sindikatave me përçmim”, tha ai.

Kadriaj e quan Fondin Sovran orientim majtist: Do të dështojë – Demokracia

Për në fund, ekonomisti Kadriaj tha se kjo qeveri nuk ka arritur të rritë kënaqësinë tek qytetarët dhe si rezultat ka largim të qytetarëve.

“Vetë fakti që kemi gatishmëri të lartë për tu larguar nga vendi shihet që kjo qeveri nuk ka arritur që të rritë kënaqësinë tek qytetari dhe si rezultat çdo ditë e më shumë kemi largim të fuqisë puntore”, përfundoi njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj.

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *