LAJMI I FUNDIT/ Nesër mund të ndalet greva, pritet marrëveshje SBASHK- Qeveri

Greva e Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës mund të marrë fund qysh nesër, shkruan Gazeta Blic.

GazetaBlic merr vesh nga burimet e saja se, nesër zhvillohet takimi i dytë i Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ky takim do të zhvillohet rreth orës 12:00.

“Nesër do të ketë takim të dytë mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe ministri i financave, Hekuran Murati”.

Ndryshe, edhe pse në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është arritur asnjë marrëveshje, merret vesh se ka pasur sinjale pozitive.

Gjatë takimit të sotëm palët kanë pasur dakordim “për diçka” e ku te dyjat palët kanë vendosur të heshtin për “marrëveshjen në parim”.

“Të hënën mund mund të nis mësimi”, ka thënë një burim i Gazeta Blic brenda takimit që është mbajtur gjatë ditës së sotme.

Tash e sa ditë mësimdhënësit janë në grevë.

Kjo për faktin se mësimdhënësit po kërkojnë nga 100 euro shtesa, deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Kujtojmë se, Jasharaj gjatë ditës së sotme tha se takimi prej tre orësh ishte i vështirë.

“Ishte takim i vështirë për vet faktin që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tani e katër muaj dhe ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte edhe tema të tjera jashtë kërkesave tona. Qeveria tha se ka bërë shumë gjëra, që edhe nuk mund t’i mohojmë, por kërkesa jonë është që ata të ulen të shtunën dhe të dielën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *