Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
LAJMI I FUNDIT: Reagon SBASHK-u, ky është qëndrimi i tyre për koeficientin e pagave -

LAJMI I FUNDIT: Reagon SBASHK-u, ky është qëndrimi i tyre për koeficientin e pagave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mirëpritur vlerën e koeficientit prej 105 eurosh të përcaktuar në ligjin e ri të pagave.

Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri tha për Klan Kosovën se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.

Mes tjerash, Ymeri thotë se për shumicën e personelit arsimor me këtë vlerë të koeficientit ka rritje prej 50 deri në euro në paga.

Ai paralajmëroi për mbajtjen e një takimi të kësaj sindikate gjatë ditës ku pritet të diskutohet edhe çështja e koeficientit që sot mori aprovimin e qeverisë.

Ligji i ri i Pagave me koeficientin prej 105 eurosh të paraparë për sivjet do të hyjë në fuqi më 6 shkurt, kurse për vitin e ardhshëm pritet të jetë 110 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *