Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë prej 15 përqind, duke pohuar se paaftësia e kësaj Qeverie, po i kushton shtrenjtë qytetarëve.
Në reagimin e LDK-së thuhet se Blloku A5 i Termocentralit “Kosova A” është lënë jashtë funksionit që 9 muaj dhe se për të mbuluar zbrazëtirën, Kosova ka paguar rreth 1 milioin euro import ditor.
Reagimi i LDK-së:
Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë.
Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë.
Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor.
Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%.
Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë!