Rreth 50 minatorë mbesin të ngujuar që 12 orë në Trepçë

Disa minatorë kanë mbetur të ngujuar që nga mbrëmë në Minierën e Trepçës, në horizontin 11 që është diku rreth 900 metra nën tokë.

Siç mëson lajmi.net, shkaku i problemeve të rrymës, minatorët e ndërrimit të natës, që kanë filluar punën në orën 00:00 kanë mbetur të ngujuar deri në këto momente.

Mësohet se numri i minatorëve që kanë mbetur të ngujuar është rreth 50.

“Gjendja është e mirë aktualisht. Ka ushqim që ka mbetur nga syfyri. Kemi folur me ta, janë në gjendje të mirë pasi që ka ventillim dhe dritë. Problemi është tek ashensori. Po pritet që pas pak kohe me dal”, ka thënë një minator në kushte anonimiteti.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga drejtori i minierës, Behgjet Vinarci, mirëpo që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *