Është lënduar rëndë një grua në Klinë, pasi u godit nga një veturë në lëvizje.
Sipas policisë, viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë.
“Klinë 06.09.2023 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa vendore e ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.