Luizi zbulon arsyen e rihyrjes së Efit dhe Kiarës në BBA

Luizi dhe Qetësori gjatë ditë së sotme kanë diskutuar në oborrin e shtëpisë së BBVA për rifutjen e Efit dhe Kiarës dhe si ndryshuan strategjitë e lojës.

Luizi ka zbuluar se e ka kuptuar menjëherë se për çfarë u futën Efi dhe Kiara në shtëpi dhe qëllimin e secilës.

“Sapo u futën te dera Efi dhe Kiara, sapo i pashë një moment të dyja e kuptova menjëherë se për çfarë është futur njëra, e për çfarë është futur tjetra.

Dhe i them Efit, a ke besim te loja ime që do bëj me ty. Ajo më tha po, kështu që unë e luajta në një mënyrë që ja si dolën, Efi është në finale.

Kiara është jashtë se Kiara as donte t’ja dinte për lojën, ajo erdhi për të ndenjur me mua. Efi dukej që në sy që donte medoemos të shkonte në finale,” tha Luizi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *