Mblidhet Qeveria Kurti, ndahen rreth 13 milionë euro për tekste dhe materiale shkollore

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 6 milionë e 323 mijë e 380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1 deri 5 dhe 6 milionë e 617 mijë e 340 euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1 deri 9.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kryeminsitrit, me anë të një komunikate për media.

Në mbledhjen e sotme elektronike, u tha se vlera e mjeteve të ndara nga Qeveria Kurti kap shumën e rreth 13 milionë eurove.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *