Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Memli Krasniqi pas tërheqjes së serbëve nga institucionet: Rreziku i përshkallëzimit është evident, kjo duhet të shmanget -

Memli Krasniqi pas tërheqjes së serbëve nga institucionet: Rreziku i përshkallëzimit është evident, kjo duhet të shmanget

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, duke e quajtur këtë akt të paprecedentë, që cenon sovranitetin juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga këto zhvillime, derisa ka thënë se është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur në veri të vendit.

Sipas Krasniqit, rreziku i përshkallëzimit të situatës është evident.

“Prandaj, kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndermarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit.

Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident. Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *