Mësohet kur hidhet në votim në Kuvend Projektligji për Trustin!

Projektligji për Trustin pritet që në fund të muajit nëntor të hidhet për votim në Kuvendin e Kosovës, meqë i njëjti pak ditë më parë u është shpërndarë deputetëve.

Deputeti Bekim Haxhiu e ka cilësuar domosdoshmëri tërheqjen e këtyre mjeteve financiare, për shkak të krizës ekonomike në vend. Derisa, po për tërheqjen e këtyre mjeteve një grup qytetarësh të shtunën e 5 nëntorit do të organizojnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, shkruan Kanal10.

Fundi i muajit nëntor do të rikthejë diskutimet e të zgjedhurve të popullit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *