Momenti kur Ruiz “gjunjëzoi” Ortizin (VIDEO)

Andy Ruiz JR ka fituar duelin e tij me Luis Ortiz.

Boksieri meksikan, Andy Ruiz ka bërë një paraqitje spektakolare në përballjen e tij me Luis Ortiz, shkruan lajmi.net.

Ish-kampioni i peshave të rënda arriti të merrte një fitore me vendim unanim, duke e dominuar plotësisht kundërshtarin e tij.

Ruiz e shtriu tri herë në tapet kundërshtarin Ortiz, për të mos lënë asnjë dilemë rreth fituesit.

Ruiz, pasi fitonte titujt ndaj Anthony Joshua, është në rrugë të mirë në ndjekje të një tjetër dueli për titujt e kampionit botëror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *