MPJD-ja i jep leje kryeministres serbe ta vizitojë Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka dhënë hënë leje kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që të hënën ta fillojë vizitën e saj në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin e kanë konfirmuar për Paparacin nga kabineti i dikasterit që drejtohet prej ministres Donika Gërvalla-Schwarz.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në  marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Ajo do ta fillojë vizitën njëditore në Mitrovicë të Veriut, e shoqëruar nga drejtori i  të ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovë dhe Metohi’, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Mihail Jovanoviq.

Të premten u raportua se Bërnabiq të hënën do ta vizitojë Mitrovicën e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *