MSh-ja hap konkurs për 350 specializantë

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin e ri për specializime për 350 kandidatë dhe numri me i madh është për anesteziologët, pasuar nga mjekësia emergjente dhe neonatologët.

Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.

Vitia tha se ky konkurs do të bëhet në bazë te tri kritereve bazë, atë të kuadrove deficitare, kapaciteteve mentoriale dhe kapaciteteve infrastrukturore.

Ai ka garantuar cilësi në shkollim specialistik dhe sipas standardeve evropiane.

E kryesuesi i Bordit për Specializime, Edmond Haliti, tha se me rastin e planifikimit të këtij konkursi janë konsultuar platforma të ndryshme ligjore dhe përvojat e vendeve të suksesshme dhe është bërë një zgjidhje optimale për t’i përmbushur nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit.

Ai po ashtu tha se më nuk do të ketë specializime me vetë financim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *