Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
NATO: Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri -

NATO: Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri

Aleanca ushtarake e NATO-s i ka bërë thirrje sot institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të vendit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka bërë thirrje që situata të zgjidhet përmes dialogut.

“Ne i bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë që të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe do të ofrojë mjedis të sigurt”, ka shkruar Lungescu në Twitter.

Qeveria e Kosovës ka marrë kritika të shumta nga ndërkombëtarët lidhur me zhvillimet e djeshme në veri.

Ndryshe, pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar dje (26 maj) nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej veturave është djegur.

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet, të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Ndërkohë, kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten (25 maj). Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës. Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka obliguar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *