Kombëtarja shqiptare e futbollit e vazhdon sot kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Kuqezinjtë do të përballen sonte me Çekinë në udhëtim me fillim nga ora 20:45.
Qindra tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Fortuna Arena” në Pragë.
Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Shqipërisë do të transmetohet drejtpërdrejt në Digitalb dhe TV Klan.
Kjo është konfirmuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.