Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Në këmbim të borxhit, 33-vjeçari ia merr targat e veturës vajzës në Prishtinë -

Në këmbim të borxhit, 33-vjeçari ia merr targat e veturës vajzës në Prishtinë

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin.

Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte, si dhe personat e përfshirë marrin vetë drejtësinë në duar.

Një borxh është bërë mollë sherri edhe mes dy personave në Prishtinë, me ç’rast një 33-vjeçar ia ka vjedhur targat e veturës vajzës e cila ka obligime financiare ndaj tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur të martën, kur 24-vjeçarja posa ka dalë nga hoteli ku është vendosur në Hajvali, ka vërejtur në parking se veturës së saj i mungojnë targat.

Kjo ka bërë që ajo të kërkojë ndihmën e Policisë së Kosovës, teksa gjatë ditës së djeshme ka njoftuar hetuesit se i dyshuari ka kërkuar që në këmbim të kthimit të targave, të takohet me të.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor ku para hetuesve policorë ka deklaruar se targat i ka marrë dhe i ka dërguar në shtëpinë e tij në fshatin Komogllavë të Ferizajt, pasi viktima i ka atij një borxh.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vetëgjyqësia’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *