Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovës për t’u solidarizuar me viktimat e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Numri i viktimave të këtij tërmeti tashmë ka kaluar shifrën pesëmijë.
Osmani ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje.
“Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”.