“Portieri ynë na la”, trajneri turk emocionon botën – lidhet live në emision dhe njofton për vdekjen e Turkaslan

Yılmaz Vural, trajneri i Yeni Malatyaspor, njoftoi se portieri i tyre Ahmet Eyup Turkaslan, i cili ishte nën rrënoja, ka humbur jetën.

Pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Kahramanmaraş, portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan dhe gruaja e tij mbetën nën rrënoja.

Trajneri i ekipit ka konfirmuar se portieri ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja e Turkaslan u nxor nga rrënojat e gjallë.

Ai u lidh live në emision, ku dha lajmin e hidhur nën lot.

Ja momenti i dhimbshëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *