Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nga kjo ditë pritet të bie borë në Kosovë -

Nga kjo ditë pritet të bie borë në Kosovë

Këtë fundjavë po priten reshjet e para të borës edhe në vise të ulëta.

25.11.2022 – Ditëve të fundjavës vransirat sërish do të përfshinë rajonin tonë, e pasditen e së dieles paraqiten edhe të reshura shiu orëve të pasdites, që vende-vende mund të shndërrohen edhe në reshje të dobëta bore. Mirëpo këto reshje bore, nuk pritet të formojnë ndonjë shtresë të qëndrueshme bore.

Në ditët e fundit të tetorit mbetet mot kryesisht i vranët, me pak intervale me diell ditën e martë, e ditën e mërkurë me mundësi për të reshura shiu.

Cilësia e ajrit kalon edhe në vlera të dobëta përgjatë ditës së shtunë, kryesisht orëve të mbrëmjes, derisa të dielen edhe mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht me vransira, por pa reshje.

27.11 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Pasdite priten reshje shiu, që gjatë mbrëmjes edhe shndërrohen në reshje të dobëta bore, kryesisht nga pjesë të rrafshit të Kosovës.

28.11 – Kryesisht vranët. Reshje të dobëta bore mund të vazhdojnë herët në mëngjes.

29.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.

30.11 – Kryesisht vranët, me mundësi edhe për reshje shiu.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin edhe në -2C e 1C, e ato maksimale të dielen zbresin në 3C, ndërsa në fillim të javës rriten edhe deri në 7C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë shënon rritje lartë mbi vlera normale, e më pas gradualisht me tendencë të rënies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *