Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ngiste makinën mbi 110 kilometra më shumë sesa shpejtësia e lejuar, policia i shqipton këto masa -

Ngiste makinën mbi 110 kilometra më shumë sesa shpejtësia e lejuar, policia i shqipton këto masa

Vozitjet e shpejta asesi nuk po ndalen edhe përkundër gjobitjeve të shumta nga ana e forcave të rendit. E jo rrallë si shkak i ngasjeve me shpejtësi të automjeteve po shkaktohen edhe aksidente.

E një rast ka ndodhur pas mesnatës në Ferizaj ku një ngasës ishte mbi 110 kilometra më shumë sesa shpejtësia e lejuar.

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, njofton se sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e udhëtarëve, i cili në rrugën ” Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h.

Sipas policisë në lidhje me këtë, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thonë nga policia.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *