Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se fillimisht rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo për kp, duke shtuar se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.