Njihuni me gruan me mushkëri të reja që bën thirrje për më shumë dhurues organesh

Më 2009, Irene Dikova, ka qenë skiatore alpine dhe vrapuese e jashtëzakonshme.

Mirëpo asaj i ka rënë bota mbi kokë në moshën 19-vjeçare, kur e ka marrë lajmin që ia ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Ajo është diagnostikuar me fibrozë cistike, një sëmundje e trashëguar që shkakton dëme të mëdha në mushkëri, sistemin e tretjes dhe organe tjera në trup.

Tetë vjet më vonë, në moshën 27-vjeçare, situata shëndetësore e Dikovas është përkeqësuar dhe ajo është përballur me probleme të mëdha në frymëmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *