Rrahje në mes dy vajzave në gjimnazin e Gjakovës, publikohen pamjet

Një përleshje fizike ka ndodhur në mes dy nxënëseve në gjimnazin “Hajdar Dushi”, në Gjakovë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten, ndërsa në një video të dërguar në redaksinë e lajmi.net shihen dy femra duke u rrahur mes vete brenda objektit të kësaj shkolle.

Pavarësisht thirrjes së një femre tjetër që dikush t’i ndalë ato, rrahja ka vazhduar ndërsa personi që po e realizonte videon thotë “jo, jo”.

Shkaqet e përleshjes fizike dhe se si erdhi deri tek ky moment nuk janë bërë të ditura, ndërsa të shpeshta janë raportimet për ngjarje të ngjashme e aspak të hijshme në shkollat fillore e të mesme të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *