Operacioni kundër drogës në Prizren: Pesë të arrestuar, sekuestrohen substanca narkotike

U raportua pak më parë për një aksion kundër drogës që u zhvillua në qytetin e Prizrenit dhe rezultoi me të arrestuar dhe sekuestrimin e një sasie të drogës. Burimet tashmë kanë bërë me dije se aksioni ka përfunduar me pesë persona të arrestuar.

Mësohet se përveç të dyshuarve që ranë në prangat e Policisë, është sekuestruar edhe një sasi e caktuar, 124 gramë substanca narkotike.

Antidroga ka zhvilluar aksion edhe në Prishtinë, ku u kapën dhjetëra kg drogë dhe tre persona u arrestuan, si të dyshuar për rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *