Argjentina është kampioni i ri i botës.
Lionel Messi me shokë fitoi finalen dramatike ndaj Francës, duke qenë më të mirë në penallti pasi 120 minutat përfunduan me rezultat 3-3, shkruan FrontLajm.
Gjatë shpërndarjes së medaljeve atij iu dha një pelerinë e errët e cila u përgatit dhe u vu mbi supet e tij nga Tamim ibn Hamad Al-Thani. Messi nuk e kuptoi menjëherë se si ta vishte siç duhet.
Çfarë është ajo?
Pelerina është veshje tradicionale arabe e njohur me emrin “Bisht”.
Something a little strange about Messi being dressed in Bisht, that black cloak that the emir of Qatar dressed him in before lifting the World Cup. Qatar wants this to be its moment as much as it is Messi’s and Argentina’s. pic.twitter.com/S4Jk6zGRZv
— tariq panja (@tariqpanja) December 18, 2022