Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Plas sherri në QKUK: Infermieri përfshihet në përleshje me një 21-vjeçar, përfundon në Polici si i dyshuar -

Plas sherri në QKUK: Infermieri përfshihet në përleshje me një 21-vjeçar, përfundon në Polici si i dyshuar

Incidentet në klinikat e QKUK-së e spitalet e përgjithshme në Kosovë nuk janë edhe të rralla. Përleshje të tilla kemi parë qoftë mes punëtorëve shëndetësorë, apo edhe me pacientët e familjarët e tyre, që shpesh i kanë çuar ata edhe të japin dorëheqje si pasojë e presionit publik.

Këso ngjarjesh siç duket nuk kanë të ndalur, si pasojë e mosmarrëveshjeve që krijohen shumë shpesh në hapësirat e klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Klinikën e Gastroenterologjisë, ku është përfshirë një infermier, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për sulm dhe kanosje.

Burimet thonë se rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku disa njësi policore u desh të intervenonin në një përleshje që kishte ndodhur mes një 21-vjeçari R.J., (shoqërues) dhe infermierit A.B., të cilët si pasojë e një debati verbal mes tyre, dyshohet se u përleshën dhe eskaluan deri në kërcënime.

Sinjali mëson se gjithçka ndodhur pas një zënke, por që i kushtoi infermierit të dyshuar, i cili u kap me personin tjetër dhe përfunduan në Polici si të dyshuar.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policore, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me motivin e ngjarjes, i cili akoma është i panjohur, si dhe me informacionet e para se si erdhi deri te përleshja që alarmoi pacientët e stafin brenda klinikës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj infermierit të dyshuarit të iniciohet rasti në drejtim të veprave penale “Sulm dhe kanosje”, teksa ndaj të dyshuarit 21-vjeçar të hapet rasti si “Kanosje”, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *