Big Brother VIP Kosova ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme. Së fundmi, shumë kanë pasur dyshime se brenda shtëpisë po konsumohet cigare e dyshimtë.
Lidhur me këtë gjë, ka ardhur edhe një reagim nga drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi.
Ai ka shkruar se përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan.